Mediat në shqiptare në Maqedoni kanë njoftuar se Kryeimami Sulejman Rexhepi katër vite pas vdekjes së gruas së parë është martuar sërish.

Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

Ndërkohë, gazetari Zoran Bozhinovski sot ka kumtuar informacionin se kreu i BFI-s Sulejman Rexhepi ne vend të unazës si shenjë e kurorëzimit të dashurisë së tij me të rejën i ka dhuruar orën e shtrenjtë 37.000 euro!