Presidenti Ademi krijon frymë bashkëpunuese edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili
ndodhet në Stamboll, ka bashkëbiseduar me homologun e tij nga Qipro, George
Koumas, e ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës turke,
Kadir Kardaş, i cili është me prejardhje nga Peja, si dhe me presidentin e
klubit Kairat nga Kazakistani, Kairat Boranbayev.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për
marrëdhëniet ndërmjet federatave, e ku presidenti Ademi theksoi se është e nevojshme
të krijohet fryma bashkëpunuese nëpërmjet futbollit e përtej politikës edhe me
ato shtete të cilat nuk e njohin ende Kosovën.

Po ashtu, presidenti Ademi takoi edhe përgjegjësin e federatave në UEFA, Zoran Lakovic, ku u diskutua për projektet dhe gjendjen e tanishme të federatave.