Kur do të nisin aventurën në Europa League Prishtina dhe Gjilani?


Futboll


Gazeta Express

09/08/2020 14:49

Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët për raundin parakualifikues të Europa League.

Nënkampioni
i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën SP Tre Penne nga San Marino, derisa
fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red
Imps nga Gjibraltari, raporton Gazeta Express.

Si
Prishtina, ashtu edhe Gjilani do të kërkojnë kualifikimin në rundin tjetër në
Europa League me 20 gusht.

Gjilani dhe Prishtina natyrisht do të luajnë si mysafirë sepse për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje si gjithmonë, por me vetëm një takim, ashtu si edhe po zhvillohen tashmë Europa League (në Gjermani) dhe UEFA Champions League (në Lisbonë). /Gazeta Express/