Reperi Mozzik së fundi ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta vizituar vajzën e tij Hanën, shkruan lajmi.net.

Ishte Getinjo ai i cili së fundi ndau me ndjekësit një fotografi të vogëlushes Hana, foto të cilën ia kishte realizuar Mozziku.

“Të dua. Kur të shoh ty, e shoh vëllanë tim të vogël”, është mbishkrimi që Getinjo ia ka lënë fotos së mbesës.

Për ndryshe, Getinjo dhe Mozizk janë të dy aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë në publik

Pritet që dyshja të publikojnë një duet, i cili do të jetë pjesë në albumin e ri të Mozzikut. /Lajmi.net/