Sot gjatë ditë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremaj dhe drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve, Astrit Paxha, vizituan fabrikën e këpucëve “Solid” dhe të stiroporit “Graniti” në parkun industrial në Therandë.

Parku Industrial në Therandë ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomikë të kësaj komune. Ky park është shtëpi e 50 bizneseve të cilat, nga që nga viti 2017 kanë investuar mbi 50 milionë euro.

Veprimtaria e këtyre bizneseve siguron të ardhurat e mbi 1000 të punësuarve.

Në këtë park, kryeministri në detyrë, Albin Kurti fillimisht vizitoi fabrikën “Solid”, e cila ka 250 punëtorë dhe produktet e së cilës, për shkak të cilësisë së tyre, tashmë janë prezentë në tregun evropian, amerikan dhe afrikan.

Gati gjysma e prodhimit është i dedikuar për tregun e jashtëm dhe gjysma tjetër për atë të brendshëm.

Gjatë takimit, Kkyeministri në detyrë u njoftua me procesin e prodhimit, vështirësitë në plasimin e prodhimeve në treg dhe kërkesat e menaxhmentit udhëheqës të kësaj fabrike.

Nga aty, Kurti vizitoi fabrikën “Graniti” e cila duke qenë e fokusuar në fushën e ndërtimtarisë, bën prodhimin e striroporit, llaqeve, fasadave dhe ngjyrave.

Kryeministri Kurti ka shprehur zotimin dhe përkushtimin e tij e të qeverisë që t’i përkrahur prodhuesit vendorë nëpërmjet ligjeve të reja ose me plotësim ndryshimin e ligjeve aktuale, sidomos në lidhje me prokurimin publik, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij.

(Q.R / Epoka e re)