Inter është mëse e kënaqur me paraqitjet e Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit gjatë këtij sezoni dhe tashmë po kërkon që gjatë kësaj vere të përforcojë edhe më tej repartin e  sulmit.

Aldo Serena ka deklaruar që transferimi i sulmuesit boshnjak tek Interi gjatë kësaj vere do të ishte diçka e jashtëzakonshme për skuadrën Neroazzure.

Dzeko nuk gëzon aspak marrëdhënie të mira me drejtuesit e Romës e veçanërisht me trajnerin e kësaj skuadre, Paulo Fonseca, me të cilin ka pasur disa mosmarrëveshje.

Ende nuk dihet sesa do ti kushtojë Interit një futbollist si Dzeko mirëpo tash dihet që ai ka kërkuar një pagë të re prej 7 milionë eurosh për këdo që dëshiron shërbimet e tij.