Ky është futbolli, Tottenham pranon 3 gola për 10 minuta


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 19:30

Vetëm barazim për Tottenhamin, u ndal në shtëpi 3-3 nga Ëest Ham United.

Cfarë
drame në ‘Tottenham Stadium’.

Kur
u duke se ekipi i Jose Mourinhos po merrte pikët e plota pasi ishte duke fituar
3-0 deri në minutën e 82’, West Ham United është ngjallur për ta befasuar
ekipin e Jose Mourinhos.

Son
dhe dy gola Harry Kane shënuan për pjesën e parë 3-0 për ta bërë pothuajse të
kryer këtë ndeshje.


pjesën e dytë, saktësisht 10 minuta pasi Gareth Bale hyri për të debutuar, West
Ham nisi punën për t’i shokuar vendasit.

Në minutën e 82’, Fabian Balbuena shënoi për 3-1, në atë të 85’ Davinson Sanchez autogol për 3-2 dhe krejt në sekondat e fundit, në minutën e 94’, Manuel Lanzini realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar dhe të papritur, 3-3.

Nga mundësia të pushtojë vendin e dytë me 10 pikë, Tottenham i Mourinhos me dy pikët e humbura në fund tani mbetet në vendin e pestë me 8 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/