Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, emra të njohur të estradës kanë nisur me realizimin e projekteve festive muzikore, shkruan lajmi.net.

Shqipri Kelmendi ka bashkuar idetë me Dafina Dautin dhe tashmë e kanë lansuar “Potpuri 2021”.

Kjo potpuri u mirëprit nga publiku dhe për orkestrimin e saj është përkujdesur Vedat Lushtaku.

Si Dafina ashtu edhe Shqipriu njihen për projektet e suksesshme muzikore dhe janë të dashur nga publiku./Lajmi.net/