Juan Laporta gjatë ditës së djeshme arriti të marrë shumicën e votave për tu zgjedhur president i Barcelonës dhe tashmë ‘rinovimi’ i skuadrës duket se do të fillojë menjëherë.

David Alaba, Memphis Depay dhe Eric Garcia janë objektivët kryesorë për Barcelonën mirëpo në këtë listë ka përfunduar edhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, Laporta mund ta ketë më të lehtë arritjen e një marrëveshje për transferimin e tij për shkak të raporteve të shkëlqyera me Mino Raiolan.

Nga ana tjetër Rossonerët nuk po arrijnë dot një marrëveshje me të duke e bërë kështu situatën shumë dramatike dhe rritet mundësia e një transferimi tek katalanasit gjatë kësaj vere.