Lazio
është rivali tjetër i Juventusit për titull.


besuarit e Simone Inzaghit e kanë mposhtur 2-1 Interin në ‘Olimpico’, për t’i
zbritur ata në pozitën e tretë, derisa kanë rrëmbyer vendin e dytë, tani me 56
pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Juve, 57.

Interi
e nisi më mirë këtë takim dhe shkoi në pushim me epërsinë e një goli.

Ashley
Young realizoi për ekipin e Antonio Contes në minutën e 44’.

Por,
vendasit ndërruan fytyrën në pjesën e dytë dhe pas vetëm 5 minutave lojë, në
minutën e 50’, barazuan gjithçka.

Ciro
Immobile barazoi nga penalltia, kurse në atë të 70’, pas një tollovie në zonë, Sergej
është përkujdesur për të përmbysur krejtësisht rezultatin duke shënuar për 2-1,
që doli të jetë goli i fitores, pasi Interi nuk bëri më asgjë, pavarësisht
tentimeve deri në sekondën e fundit.

Kjo është humbja e dytë e Interit këtë sezon, që zbret në pozitën e tretë me 54 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Juve e dy më pak se Lazio. /Gazeta Express/