Lëndimi i Chiellini nuk është serioz


Futboll


Gazeta Express

21/10/2020 23:47

Lajm i mirë për Juventusin pasi që kapiteni
i skuadrës, Giorgio Chiellini nuk ka pësuar lëndim serioz, por vetëm një
mavijosje në muskuj

Mbrojtësi u largua nga ndeshja duke çaluar në fitoren
që mbrëmë Juventus e arriti kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur shqetësime se ai mund të këtë lëndim
në kofshë apo në ligamente.

Megjithatë, në një deklaratë të lansuar sonte
në mbrëmje, klubi ka konfirmuar se nuk ka ndonjë problem muskulor.

Kjo do të thotë se ai do të monitorohet por më
se shumti ai pritet të mungojë nga 7-10 ditë. /GazetaExpress/