Leonora Jakupi është një ndër artistet e estradës sonë, e cila tash e një kohë është shkëputur paksa nga muzika, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka preferuar që gjatë këtij viti ta shijojë jetën larg vëmendjes së medieve, teksa nuk ishte shumë aktive as në rrjete sociale.

Përmes postimit të fundit, Leonora bëri të ditur se është kthyer në studio dhe ka filluar punën për këngët e reja.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi është publikuar vitin e kaluar, kurse fansat presin me padurim të dëgjojnë diçka të re nga ajo. /Lajmi.net/