Ministria e Financave dhe e Transfereve ka marrë një vendim nga i cili lirohen nga TVSh-ja të gjitha importet e grurit dhe miellit.

“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës”.

“Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë”, ka njoftuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

The post Lirohen përkohësisht nga TVSh-ja të gjitha importet e grurit dhe miellit appeared first on Epoka e Re.