Londra është e kuqe, Arsenali fiton FA Cup


Futboll


Gazeta Express

01/08/2020 20:36

Arsenali ka fituar në finalen e FA Cup duke
e mundur Chelsean me rezultat 2-1. Ky është trofeu i parë i Mikel Artetas si
trajneri i Arsenalit e që është tepër i shijshëm pasi që shpëton sezonin katastrofal
të Arsenalit në Premier Ligë. Chelsea kaluan të parët në epërsi por që mandej rezultatin
e përmbysi Arsenali

Arsenali e ka shpëtuar sezonin e tyre.

Ata kanë arritur që ta mposhtin në finale të
FA Cup skuadrën tjetër të Londrës, Chelsea me rezultat 2-1, rezultat ky që e dërgon
Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e filloi shumë më mirë takimin.

Që në minutën e gjashtë Christian Pulisic do ta shënonte një gol të bukur pasi u asistua nga Olivier Giroud.

Minutat e parë të pjesës së parë i takua Bluve
të Londrës që dominuan ndeshjen në çdo pjesë të fushës.

Por kjo do të zgjaste deri në minutën e 26-të kur Aubameyang do të dilte përpara me top por Cesar Azpilicueta do të shkaktonte penallti të cilën në gol do ta shndërronte Aubameyang.

Në minutat e fundit Arsenali ishte më i
rrezikshëm dhe tregojë se mund ta fitojë këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Chelsea filloi më mirë
takimin dhe pati disa mundësi për shënim por që nuk u konkretizuan rastet.

Por Arsenali shënon gol në minutat më të mirë
të Chelsea.

Një kundërsulm i shpejt i Arsenalit i nisur nga Bellerine bën që topi të shkojë të Nicolas Pepe i cili asiston të Aubameyang kurse ky shënon një gol të bukur në minutën e 68-të, duke parabolluar portierin e Chelsea, Caballero.

Për Chelsean gjërat vështirësohen edhe më shumë
kur me të kuq përjashtohet Mateo Kovacic në ndërhyrjen e dytë kundër Granit
Xhakës.

Arsenal sulmoi në pjesën e mbetur të ndeshjes
derisa zëvendësimet e Lampard nuk arritën që të barazojnë rezultatin dhe ta dërgojnë
këtë ndeshje në vazhdime.

Kjo është hera e 14 që Arsenal e fiton FA Cup,
trofe që skuadra londineze e ka fituar më se shumti në Angli. /GazetaExpress/