Sulmuesi kroat mund të transferohet në kampionatin italian gjatë këtij muaji, ku e kërkon Roma

Dejan Lovren mund të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Eksperienca
e qendërmbrojtësit kroat në Premierligë duket se ka marrë fund dhe ai po e
kërkon një përvojë të re.

Sipas
mediave italiane, nënkampioni i botës me Kroacinë mund ta vazhdojë karrierën ën
Serie A, ku po e kërkon Roma.

“Corriere
dello Sport” raporton se Lovren i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga
Anglia, ku e kishte nisur eksperiencën në vitin 2013 në Southampton.

30
vjeçari nuk ka qenë as në bankinë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të
Liverpoolit të premten që shkoi ndaj Norwich Cityt.

Kjo nënkupton se trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/