Luana Vjollca është ndër moderatoret më të komentuara shqiptare, njëherësh shumë e ndjekur në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit një imazh, ku u shfaq e veshur me një xhaketë të zezë e me dekolte të hapur.

Luana vuri në dukje ndryshimin që e bëri së fundi, duke prerë flokët shkurt dhe mahniti me këtë pamje.

“Gruaja që preu flokët e saj…”, është mbishkrimi që moderatorja ia ka lënë fotos, ndërsa pranoi komplimente të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Luana Vjollca është shumë e angazhuar në profesion. /Lajmi.net/