Luis Suarez nuk është gati


Instant


Gazeta Express

23/05/2020 13:10

Setien thotë se Suarez ka nevojë edhe për disa javë që të jetë gati për lojë.

Luis Suarez ka lënë prapa dëmtimin.

Ai është duke u stërvitur me ekipin që kur Barcelona është
rikthyer pas pademisë së koronavirusit.

Megjithatë, duket se Suarez duhet të punojë shumë edhe disa
javë, para se të zbresë në fushë, gjithnjë sipas trajnerit, Quique Setien.

“Ende nuk është rikuperuar. Po punon me grupin, por i mungon kondicioni dhe besimi. Ka kaluar shumë kohë pa luajtur. Nuk e di nëse pas 2, 3 apo 4 javësh do të jetë mjaftueshem”, u shpreh Setien. /Gazeta Express/