Lukaku: Racizmi ende ekziston


Futboll


Gazeta Express

24/09/2020 18:33

Sulmuesi Interit,
Romelu Lukaku ka thënë se “racizmi ende ekziston”, por ka treguar se Italia është
“vendi më i mirë që deri tani ka jetuar”

Belgu ka impresionuar pas kalimit të tij nga Manchester
United verën e kaluar ku ka shënuar 34 gola në 51 ndeshje garuese për zikaltërit,
ku ka pranuar që i pëlqen që të luajë në Itali.

“Është vendi më i mirë deri tani ku kam jetuar”, tha Lukaku për
La Gazzetta dello Sport. “Italianët me kanë mirëpritur duarhapur dhe jam i kënaqur
me të gjithë”.

“Madje kjo ka ndihmuar që ta përmirësoj edhe lojën time. Dëshiroj
që të zhvillohem dhe të bëj më shumë për skuadrën”.

Mirëpo Lukaku ende mendon që racizmi mbetet problem. “Ende
ekziston në të gjithë Europën. Kjo është absurde”.

“Në Itali me ka ndodhur njëherë, kam reaguar, por nuk ka
ndodhur më. Nuk dua t’i përziej tre me 300 të cilët me kanë fishkëllyer në
mesin e mijëra qytetarëve civil”.

“Besoj që absurditeti i racizmit do ti takoj të kaluarës”. /GazetaExpress/