Pas alarmit të rremë se ai është rrahur nga një reper në Shqipëri, Don Xhon ka vendosur të lansojë këngën e re, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, reperi nga Drenica zbuloi titullin e këngës.

Ai ka publikuar një imazh dhe në mbishkrimin e postimit ka zgjedhur të publikoi për fansat dhe ndjekësit e tij titullin e këngës së radhës, që ka shkruar: “Mafia”.

Ndryshe, Don Xhoni si projekt të fundit ka “Kokaina” publikuar 2 muaj më parë./Lajmi.net/