Kur flasim për koncertet, vti 2020 ishte i dështuar për artistët, ngase për shkak të pandemisë COVID-19 ata nuk kanë mundur ta mbajnë pothuasje asnjë prej atyre që kishin planifikuar, shkruan lajmi.net.

Disa prej tyre kanë filluar me performanca jashtë trojeve shqiptare, po që po organizohen duke respektuar masat andi-COVID.

Reperi Majk, përmes një postimi në Instagram, ‘ironizon’ me kolegët me çështjen e koncerteve, teksa sjell imazhin e dy personave duke bërë muzikë nga ballkoni.

“se po thojn spo mujna me majt koncerte jasht”, ka shkruar Majk.

Sa i përket projekteve muzikore, “Zhytem” titullohet projekti i fundit muzikor nga Majk, këngë të cilën e solli në duet me Ghetto Geasyn në qershor të këtij viti. /Lajmi.net/