Në Angli e kanë quajtur ‘Reality i mallkuar’. Vdekja e drejtueses Caroline Flack është lutja e tretë tragjike e ‘Love Island’ në më pak se dy vjet. Përpara saj dy ish konkurrentë ishin vetëvrarë. Në 2018 Sophie Gradon dhe vitin e shkuar Mike Thalassitis.

Vdekjet e tyre ngjallën një debat të madh në vend për etikën e reality dhe për detyrën që transmetuesit televiziv duhet të kenë për konkurrentët.

Sophia Gradon ishte Miss Britania e Madhe në 2009 dhe në 2016 ishte konkurrente në sezonin e dytë të programit ‘Love Island’, një emision i ngjashëm me programin Uomini e Donne dhe Temptation Island.

Gjatë Reality ajo kishte pasur një lidhje me Tom Powell, për të nisur më pas një marrëdhënie me modelen Katie Salmon (historia e parë homoseksuale në historinë e show). Mbretëresha e bukurisë, 32 vjeç u gjet më pas e vdekur në qershor të 2018 në banesën e saj të Ponteland, në Northumberland, nga i fejuari.
Ajo kishte kryer vetëvrasje duke u varur, pasi kishte marrë më parë alkool dhe kokainë.

Mike Thalassitis ishte një ish futbollist dhe ishte bërë i njohur pas pjesëmarrjes në dating show, ku ishte një nga protagonistët e sezonit të tretë në 2017. Sjellja e tij në show e bëri të fitojë nofkën “Muggy Mike”.
26-vjeçari pasi kishte jetuar një periudhë të errët, në mars të 2019 u gjet i varur në një pyll jo shumë larg banesës së tij në Essex.