Manchester
City merr një goditje të rëndë nga UEFA.

Qeveria
e futbollit europian e ka përjashtuar klubin anglez, kampion në fuqi në Premier
League, për dy vite nga kupat e Europës (Champions dhe Europa League), si dhe e
ka gjobitur 30 milionë euro për thyerje të rregullave të “Fair Play Financiar”.

Një
vendin ky shumë i ashpër për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola, e cila
nuk do të ketë mundësi të luajë në Champions për dy vitet e ardhshme, 2020/21
dhe 2021/22.

City
u dënua me pretendimin se shkeli rregullat financiare nga viti 2012 deri më
2016.

Gjatë
këtyre katër viteve, klubi anglez shpenzoi më shumë se 700 milionë euro në
transferime.

2012: Viti kur nisi gjithçka
Mansour bin Zayed Al Nahyan nisi ndërtimin e skuadrës duke shpenzuar për sezonin 2012/13 61,95 milionë euro në transferimin e futbollistëve. Po në atë vit, City fitoi edhe nga shitjet, një ndër ata që u largua ishte Balotelli drejt Milanit për 20 milionë euro.

2013: Erdhën Negredo dhe Navas
Në vitin 2013 klubi transferoi pesë lojtarë, më të shtrenjtit Negredo dhe Navas, duke shpenuzar në total 116 milionë euro. Fernandinho ishte më i shtrenjti për 40 milionë euro. City fitoi vetëm 11,3 milionë për largimet e Tévez dhe Sinclair.

2014: Më shumë se 100 milionë euro sërish
Në vitin 2014 City shpenzoi 102,8 milionë euro në shitje, me transferimin më të shtrenjtë nga Porto Mangala për 45 milionë euro, derisa nga shitja e tre futbollistëve fitoi 30,53 milionë euro.

2015: City ka shpenzuar 208 milionë, kanë ardhur De Bruyne dhe Sterling
Viti kur City kaloi limitet ishte 2015, kur shpenzoi 208,2 milionë euro për transferimin e Kevin De Bruyne (76M€), Raheem Sterling (63,7M€), Otamendi (44,5M€) etj.

2016: Rekord në transferime
Në sezonin e parë të Pep Guardiolës, 2016/17, një ndër vitet në të cilat UEFA pretendon se ka gjetur parregullsi. City atë vit  shpenzoi 213,6 milionë në transferimin e John Stones (55,6M€), Leroy Sané (50,5M€), Gabriel Jesus (32M€), Gündogan (27M€) dhe gjashtë futbollistë tjerë. Nga shitjet fituan 35,35 milionë euro.

Vitin e ardhshëm, pra 2017, që nuk është në raportin e UEFA-s, Klubi theu sërish rekord, duke shpenzuar 317,5 milionë euro. Erdhën Laporte (65M€), Mendy (57,5M€), Kyle Walker (52,7M€), Bernardo Silva (50M€) dhe Ederson (40M€), e të tjerë. /Gazeta Express/