Man United e dyfishon epërsinë kundër Brighton


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 21:50

Manchester Unitedi e ka dyfishuar epërsinë kundër Brightonit, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Amex Stadium.

Bruno Fernandes shënoi për 2:0 për Unitedin në
minutën e 30-të, raporton Gazeta Express.

Mesfushori portugez realizoi nga largësia falë një devijimi, pasi u shërbye nga Paul Pogba.