Man United i shkon Brightonit në luftë për top katërshe, formacionet


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 20:38

Djajtë e Kuq kanë nevojë për fitore sonte ndaj Brightonit për të mbetur në garë për t’u futur në top katërshe në Premierligë

Manchester United nuk ka më vend për gabime,
shkruan Gazeta Express.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për sa më shumë
fitore në shtatë xhirot e fundit të sezonit nëse duan ta sigurojnë një vend për
në Ligën e Kampionëve.

United do t’i kërkojë pikë edhe sonte ndaj
Brightonit në udhëtim për t’i vënë nën presion Wolverhamptonin, Chelsean dhe
Leicester Cityn.

United vjen nga fitorja e pastër ndaj
Sheffieldit me rezultat 3:0.

Aktualisht, ekipi nga Old Trafford gjendet në
pozitën e gjashtë në tabelë me 49 pikë, 5 më pak se Chelsea, i cili është i
katërti.

Brighton ndërkohë gjendet në vendin e 15-të me
33 pikë, i rrezikuar për të rënë nga Premierliga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do fillojë në orën 21:15. /Gazeta Express/

Brighton:

Manchester United