Man Unitedi s’do të paguajë mbi 50 mln funte për Sanchon


Sport


Gazeta Express

30/06/2020 14:51

Manchester Unitedi nuk do të paguajë mbi 50 milionë funte për Jadon Sanchon, përderisa Borussia Dortmund nuk pranon ta shesë talentin anglez për më pak se 100 milionë funte, sipas Sky Sports.

20-vjeçari është përfolur për një kthim në Premierligë
gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Borussia Dortmundi dhe Manchester
Unitedi mbeten larg njëra-tjetrit në vlerësimin për futbollistit, transmeton
Gazeta Express.

Gjiganti i Bundesligës i kërkon mbi 100 milionë
funte për ta shitur këtë verë Sanchon, futbollist ky të cilin e kishin blerë
nga Manchester City për vetëm tetë milionë funte në gusht të vitit 2017.

Manchester Unitedi mbetet klubi favorit për transferimin
e Sanchos këtë verë, mirëpo zyrtarë të klubi i kanë thënë Sky Sports se Djajtë
e Kuq nuk janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e kërkuar nga Dortmundi, pasi që besojnë
se çmimi i tij duhet të ulet si shkak i krizës së sjellë nga koronavirusi.

Gjiganti anglez nuk ka bërë ende asnjë ofertë
zyrtare për Sanchon, i cili i ka shënuar 17 gola në Bundesligë dhe i ka bër 16
asiste gjatë sezonit 2019/20. /Gazeta Express/