Portieri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe “Djajtë e Kuq” mund të vendosin ta shesin atë

E ardhmja e David De Geas duket të jetë larg Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Portieri
spanjoll nuk ka pranuar ende ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, prandaj
palët mund të ndahen qysh në janar.


fakt, De Gea ka kontratë vetëm edhe një vit me Unitedin dhe mund të largohet pa
para verën e ardhshme.

Sidoqoftë,
gjiganti anglez do ta shqyrtojë mundësinë ta shesë atë gjatë dimrit, për të
fituar sadopak para.

Kishte
spekulime të shumta kohëve të fundit se spanjolli do të largohet nga “Old
Trafford”, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Real Madridi dhe Paris
Saint-Germaini.

Ish-portieri i Atletico Madridit ka bërë gabime të rënda në 12 muajt e fundit, përfshirë këtu edhe në humbjen në shtëpi 1:2 nga Crystal Palace. /Gazeta Express/