Man Utd – Pogba, gati kontrata pesëvjeçare


Futboll


Gazeta Express

16/07/2020 17:20

Mesfushori francez pritet të qëndrojë gjatë në “Old Trafford”, duke iu dhënë fund spekulimeve

Paul
Pogba është afër arritjes së marrëveshjes së re pesëvjeçare me Manchester
Unitedin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni
i botës me Francën ishte afër largimit nga “Old Trafford” verën e kaluar dhe
destinacioni i tij i mundshëm ishte Madridi.

Por,
spekulimet janë zbehur kohëve të fundit dhe tash flitet se ish-futbollisti i
Juventusit do ta vazhdojë eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”.

Natyrisht, rroga e mesfushorit kreativ do të rritet dhe United do ta ketë në dispozicion liderin e tij për një kohë të gjatë. /Gazeta Express/