Man Utd s’ka vend për gabime


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 18:00

“Djajtë e Kuq” kanë nevojë për fitore sonte ndaj Brightonit për të mbetur në garë për t’u futur në Top 4

Manchester United nuk ka më vend për gabime, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë
e Kuq” kanë nevojë për sa më shumë fitore në shtatë xhirot e fundit të sezonit
nëse duan ta sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve.

United
do t’i kërkojë pikë edhe sonte ndaj Brightonit në udhëtim për t’i vënë nën
presion Wolverhamptonin, Chelsean dhe Leicester Cityn.

United
vjen nga fitorja e pastër ndaj Sheffieldit me rezultat 3:0.

Aktualisht,
ekipi nga “Old Trafford” gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 49 pikë, 5
më pak se Chelsea, i cili është i katërti.

Brighton
ndërkohë gjendet në vendin e 15-të me 33 pikë, i rrezikuar për të rënë nga
Premierliga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do fillojë në orën 21:15. /Gazeta Express/