Manchester United i gatshëm ta ofrojë Pogban për mesfushorin e Real Madridit


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 9:58

Manchester United po përgatitet të bëjë një ofertë për mesfushorin   e Real Madrid, Federico Valverde.

Valverde ka fituar një vend në ekipin e parë dhe vlerësohet
shumë nga Zinedine Zidane.

Sipas The Sun, Unitedi po e mban nën vëzhgim dhe mund të
kërkojë që ta përfshijë në një këmbim të mundshëm me Pogba, nëse ky i fundit do
të këmbëngulë për t’u transferuar në Madrid.

Valverde ka një klauzolë 700 milionë euro në kontratën e
tij, që tregon edhe sa shumë e vlerëson Reali lojtarin.