Manchester United i prin garës për Sanchon


Futboll


Gazeta Express

26/03/2020 9:31

Manchester Unitedi është duke i prirë garës për ta rrëmbyer talentin e mrekullueshëm të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, sipas Mirror.

Për Sanchon është duke u bërë garë e nxehtë
mes gjigantëve anglezë, Liverpooli, Chelsea dhe United, transmeton Gazeta Express.

Por përveç tyre, interesim për të kanë shfaqur
edhe rivalët e El Clasicos, Real Madridi dhe Barcelona.

Problemi kryesor për sigurimin e shërbimeve të
anësorit anglez është çmimi i lartë që Dortmundi e kërkon për të, 130 milionë
euro.

Por sipas Mirror, Unitedi është i gatshëm ta
pranojë çmimin e kërkuar nga Dortmundi dhe ta sigurojë transferimin e tij në
verë. /Gazeta Express/