Paul Pogba është pranë largimit nga Manchester United dhe zërat për largimin e tij nga Old Trafford sa vijnë e shtohen.

Disa klube janë në garë për shërbimet e francezit, ndërsa kontrata e tij me Djajtë e Kuq i skadon në vitin 2022.

Mediat angleze raportojnë se Manchester United do të kërkojë 75 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.

Pogba erdhi si përforcim i madh te United, mirëpo nuk i përmbushi pritshmërit dhe largimi nga Old Trafford në fund të sezonit është i pashmangshëm.