Manolas reagon pas veprimeve të Messit ndaj gjyqtarit: “S’kam parë futbollist që bart orë n’fushë!”


Futboll


Gazeta Express

09/08/2020 15:35

Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas, ka goditur mediat spanjolle që fillimisht raportuan se Lionel Messi refuzoi t’ia japë dorën pas fitores së Barcelonës, që në fund kishte qenë gjyqtari.

Cuneyt Cakir ia anuloi një gol Messit për ndalje të topit më dore dhe përveç kësaj, Leo mori disa goditje gjatë ndeshjes që duket se e kishin nervozuar dhe për këtë në fund refuzoi t’ia japë dorën atij.

Mediat
në Spanjë raportuan në fillim se veprimi i Messit ishte për Manolas, por nuk është
e vërtetë dhe tani Manolas është tallur paksa me to.

“Nganjëherë duhet të zgjoheni dhe t’i shikoni pamjet mirë para se të shkruani diçka. Kurrë nuk kam parë më parë një futbollist që bartë në fushë orë!!”, shkroi Manolas në Instagram.

Barcelona fitoi 3-1 në ‘Camp Nou’ dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë punë me Bayern Munichun. /Gazeta Express/