Më në fund lajmërohet Neville: Urime, Liverpool!


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 22:37

Gary Neville thotë se puna e Jurgen Kloppit në Liverpool ka qenë e jashtëzakonshme që prej ditës së parë dhe e ka pranuar se kishte menduar se të kuqtë nuk do të mundë ta fitonin titullit kur trajneri gjerman kishte mbërritur në Anfield.

Liverpooli u shpall kampion i Anglisë javën e
kaluar, për herë të parë pas plot 30 vjetëve, dhe plot shtatë ndeshje pa përfunduar
kampionati dhe për më tepër e ka mundësinë ta thyejë rekordin për më së shumti
pikë të fituara brenda një sezoni në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Në tetor të vitit 2015, Kloppi i mori në dorë
një skuadër të Liverpoolit e cila nuk arrite më shumë se mesin e tabelës, por e
ka shndërruar atë në një ekip kampion Evrope dhe përfundimisht edhe kampion në
Angli.

Prandaj, Neville, një legjendë e Manchester
United, i ka thurur lëvdata gjermanit për arritjet që në fillim nuk dukeshin të
mundshme.

“Si kanë qenë këto ditë? Jo të mirë në veçanti!”
tha Neville me shaka i pyetur nga Sky Sports rreth kampionit të ri të Anglisë.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Dihej
se do të ndodhte në dy vjetët e fundit. Sezonin e kaluar Liverpooli i trokiti në
derë titullit, por Manchester City u desh ta luante futbollin më të mirë të mundshëm
për ta ndalur”, shtoi ai.

“Jurgen Klopp i ka shndërruar në lojtarë 130
milionesh lojtarët që kushtojnë 30 milionë funte. Ai i ka shndërruar lojtarët 75
milionësh në lojtarë që kushtojnë 150 milionë funte”, theksoi Neville.

Neville nënvizoi: “Rekrutimi ka qenë i shkëlqyer,
puna e trajnerit e shkëlqyer dhe të gjitha këto nga ai, Klopp. Kjo është një
ditë që nuk më pëlqen – sepse kam parë mjaft ditë të tilla në fëmijërinë time –
por duhet ta urojmë atë”. /Gazeta Express/