Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është favorit absolut për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde sonte në Paris, ndërsa rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo nuk do t’ia dalë as të jetë në podium.

Agjencia italiane e lajmeve, NASA, si dhe gazeta
prestigjioze Gazzetta dello Sport, shkruajnë se Messi do ta fitojë çmimin për
futbollistin më të mirë në botë për vitin 2019, një ditë pasi shënoi një gol të
mrekullueshëm për t’ia fituar Barcelonës derbin me Atletico Madridin,
transmeton Gazeta Express.

Ronaldon, ndërkohë, pritet të përfundojë i katërti në listën
e votimit, pas dyshes së Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Sulmuesi portugez i Juventusit ka pesë Topa të Artë aq sa
Messi, por do të ngelë prapa nëse argjentinasi triumfon.

Messi u shpall Lojtari më i Mirë i FIFA-s gjatë një ceremoni
në Milano në shtator. /Gazeta Express/