Champions
League është objektivi i Messit dhe Barcelonës

Për
dy vite me radhë, Barcelona ka qenë afër, shumë afër në Ligën e Kampionëve, por
në fund, fillimisht nga Roma, e më pas nga Liverpooli, është eliminua me përmbysje
të paimagjinueshme.

Sido
që të jetë, Lionel Messi me shokë do të tentojnë sërish ta fitojnë Kupën me
veshë, që për herë të fundit e kanë rrëmbyer në vitin 2015.

Ai
ka thënë se duhet të harrojnë ato rikthimi marramendëse të Romës dhe
Liverpoolit nga 4-1 dhe 3-0.

“Duhet
të startojmë nga fillimi, sepse është vit i ri, kampanjë e re. Duhet të mësojmë
nga gabimet, por gjithashtu të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Duhet të
harrojmë çfarë ka ndodh vitin e kaluar dhe atë paraprak, do të ishte gabim nëse
mendojmë për ato eliminim”, u shpreh Lionel Messi. /Gazeta Express/