Messi e shënon golin e 700-të në karrierë


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 23:50

Lionel Messi e pranoi një dhuratë të vonuar për ditëlindje të martën mbrëma, kur shënoi në rrjetën e Atletico Madridit për regjistruar golin e 700-të në karrierën e vet profesioniste.

Messi, i cili i mbushi 33 vjet më 24 qershor,
shënoi nga penalltia në minutën e 50-të, në takimin mes Barcelonës dhe Atletico
Madridit në Camp Nou, transmeton Gazeta Express

Ai e shënoi këtë arritje në stil po ashtu,
duke e mposhtur portierin e Atleticos Jan Oblak me panenka nga pika e bardhë. Portieri
slloven u hodh herët dhe ishte i pafuqishëm ta parandalojë topin të mos futej në
rrjetë.

Messi e shënoi golin e 700-të në Camp Nou, stadiumin
i cili ka qenë shtëpia e tij gjatë gjithë karrierës për klubin.

Në përgjithësi, ai i ka shënuar 630 gola për
Barcelonën, duke u bërë dukshëm golashënuesi më i mirë në histori të klubit, ndërsa
70 të tjera për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Ai i është bashkuar Cristiano Ronaldos, i
cili725 gola në 1002 ndeshje gjatë karrierës për klubet e tij dhe kombëtaren e
Portugalisë.