Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Argjentinës,
Valdano thotë se me akademitë e futbollit që po marrin lojtarë në mosha shumë të
reja, lojtarët e rrugës shpejt do të bëhen një gjë që i takon historisë

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Argjentinës,
Jorge Valdano thotë se gjeniu i radhës në futboll duhet të jetë më shumë se një
“supernjeri” si Cristiano Ronaldo dhe një “ mrekulli” si Lionel Messi.

Fituesi i Botërorit të vitit 1986 pajtohet që
argjentinasi është një lloj i veçantë, kurse superyjet e ardhshëm në futboll duhet
të kenë atribute fizike si të Ronaldos dhe më pak se të sulmuesit të Barcelonës.

Tani duke punuar si komentator në futbollin
spanjoll, Valdono beson që një lojtarë me konstrukt të Messi dhe talent nuk do
ta shohim shpejt në të ardhmen në futboll.

“Messi është e kundërta me gjithçka”, tha
Valdano për Tiempo. “Të qenit gjeni, ai mund të ndryshoj gjithçka. Ai e ka
fuqinë e një heroi, një superylli”.

“Këtë javë ai lëshoj një deklaratë në Instagram
ku i përgjigjet Eric Abidal, sekretar teknik, i cili kishte kritikuar disa
lojtarë për arsye të ndryshme-ai shkaktoj tërmet në Barcelonë”.

“Mandej, në fushë, ai ka fuqi që të shthur çdo
skuadër. Ai i vendos tre nga katër rezultatet e fundit me influencën e tij. Ai është
bërë shumë më i matur dhe i njeh edhe fuqitë e tij”.

“Ka vetëm një Messi”, shtoi ai. “Ai punon shumë
për atë që do të vijë pas. Duke marrë në konsideratë që një gjeni lind çdo
15-20 vite, i ardhshmi mendoj se do të këtë më shumë një background akademik”.

“Messi është formalisht një mrekulli; Ai
posedon dhuntitë e tij si në rrugë si në akademi”.

“Deri në moshën 13 vjeç u rrit në Argjentinë,
me një edukim joformal, pastaj kaloj në Barcelonë ku mësoj si të luaj futboll
atraktiv-por ishte më shumë se formale”.

“Rrugët janë zhdukur nga stërvitjet për lojtarët
e futbollit sot. Në Amerikën e Jugut ende ka zona të varfëra ku dalin nga kjo
fushë”.

“Messi i ardhshëm duhet të jetë më i ngjashëm
me Cristiano Ronaldon sesa me Messi, fizikisht më shumë supernjeri, më garues, heroi
natyrisht, por pak më ndryshe”.

Kapiteni i Barcelonës është bërë lojtari i dytë
në Europë që ka shënuar gola dyshifror dhe asiste në top ligat e Europës ku mbrëmë
asistoi tri herë për bashkëlojtarët kundër Real Betisit. /GazetaExpress/