Lionel
Messi ka “sukses të jashtëzakonshëm në çdo lojë”, thotë legjenda e Real
Madridit, Guti.

Ai
beson se ylli i Barcelonës është më i talentuar se ish shkoku i skuadrës te Real
Madridi, Cristiano Ronaldo.

“E
njoh vetëm një lojtar që ka sukses në çdo ndeshje dhe ai është Messi”, tha
Guti, trajneri i Almerias.

“Çdo
herë që del në fushë, diçka do të ndodhë. Të tjerët kanë shumë rënie dhe
ngritje”.

“E vërtetë
është që së fundmi kam zgjedhur gjithë Messin, por e vlerësoj shumë edhe atë që
ka bërë Ronaldo. Messi ka më shumë talent, Ronaldo është më shumë golashënues,
më ambicioz, është lojtar i vet-krijuar. Është e pabesueshme se si në epokën e
Messit ai i ka fituar 5 Topa të Artë”. /Gazeta Express/