Messi tha se Barça s’mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, i reagon trajneri Setien


Futboll


Gazeta Express

24/05/2020 8:22

Quique Setien nuk pajtohet me vlerësimin e Lionel Messit se Barcelona do të përballet me më shumë zhgënjim në Ligën e Kampionëve, por e ka pranuar se skuadra e drejtuar nga ai ka shumë vend për përmirësim.

Klubi katalonas e ka pasur një sezon të përzier
deri tani këtë edicion, duke e mbajtur një epërsi të vogël ndaj Real Madridit në
krye të La Ligës edhe pse i ka pësuar pesë humbje deri tani, por është
eliminuar nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit, transmeton Gazeta
Express.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve Barça është
favorite për të kaluar në çerekfinale, pasi barazoi 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8
kundër Napolit në Itali.

Messi ka thënë publikisht se Barcelona nuk do
të mundë ta fitojë Ligën e Kampionëve nëse vazhdon të luajë siç ka bërë deri
tani këtë sezon.

“Unë kurrë nuk kam pasur dysheme në skuadrën
time dhe as unë e as ekipi nuk kemi dyshime se mund t’i fitojmë të gjithë
titujt e mbetur, por jo në mënyrën siç kemi luajtur deri tani”, tha Messi, i
cili e ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë.

“Të gjithë i kanë mendimet e veta të cilat
duhet respektuar. I imi bazohet në faktin se unë kam qenë me fat që kam luajtur
në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe e di se nuk është e mundur ta fitosh atë duke
luajtur siç po luajmë ne”, shtoi Messi.

Trajneri i Barcelonës, Setien, megjithatë
beson se skuadra mund ta fitojë titullin në sezonin e tij debutues dhe se
zhveshtorja e ndan mendimin e njëjtë me të.

“Mendoj se fjalët e Messit kanë krijuar debat
të madh. Ne jemi të bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Duhet t’i përmirësojmë
ca gjëra, por pa dyshim se ne jemi të bindur se ky ekip ka mundësi ta fitojë
Ligën e Kampionëve”, tha Setien. /Gazeta Express/