Lionel Messi ka zbuluar se goli i tij me kokë në finale të Ligës së Kampionëve më 2009 kundër Manchester Unitedit është më i miri në karrierën e tij, në një intervistë gjatë t cilës argjentinasi tregoi edhe kush ka qenë kundërshtari më i fortë i tij, trajneri më i mirë dhe më tepër.

Natën e 2009-s në Romë, kapiteni i Barcelonës
e fitoi kupën e dytë evropiane duke e shënuar golin e dytë vendimtar kundër
Unitedit, për t’i ndihmuar gjigantit katalonas të fitojë 2:0, transmeton Gazeta
Express.

I pyetur nga RAC1 se cili është goli i tij i parapëlqyer,
Messi u përgjigj: “E kam thënë shumë herë, ai në Romë në finale kundër
Manchester United”.

I pyetur për mbrojtjet më të forta me të cilat
është përballur, argjentinasi i cilësoi ndeshjet kundër ekipeve angleze.

“Nuk mund ta them një në veçanti, por jemi përballur
me ekipe të forta, sic janë ato të Anglisë, të cilat ishin shumë fizike dhe të
forta. Futbollit ndaj tyre bëhet më taktik dhe më i vështirë”, shtoi ai.

Sa i përket rivalit më të vështirë, Messi e përmendi
Kombëtaren e Spanjës nga viti 2010, duke shtuar: “Ekipi spanjoll, ne luajtëm
kundër tyre në një miqësore në stadiumin e Atleticos (Spanja kishte fituar
2:1)”.

“Maradona ishte trajneri ynë dhe ndeshja ishte
para Kupës së Botës 2010, kur ata u shpallen kampionë bote. Ishte ndër ndeshjet
që më habiti mua më së shumti”, theksoi Messi.

Ndërsa për ndeshjen më të mirë në karrierë
deri më sot, 32-vjeçari tha: “Njëra që e kujtoj më së miri është gjysmëfinalja
kundër Real Madridit të cilën e fituam 2:0 (në prill të vitit 2011). Nuk e di nëse
ishte ndeshja jonë më e mirë, por kujtimi nga ajo është i veçantë”.

Pep Guardiola i Manchester City është trajneri
më i mirë që Messi e ka pasuar.

“Guardiola është më i mirë nga të gjithë. Luis
Enrique është shumë afër (i dyti)”, theksoi ai. /Gazeta Express/