Milani shpreson se do ta mbajë Ibrahimovicin, edhe pse s’do të jetë e lehtë


Futboll


Gazeta Express

02/08/2020 9:32

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar Zlatan Ibrahimovicin duke e quajtur kampion, pasi ylli i kuqezinjve shkroi edhe më shumë histori në Serie A në fitoren 3:0 kundër Cagliarit.

Ibrahimovic – i cili së shpejti do t’i mbushë
39 vjet – është bërë lojtari më i vjetër që i shënon 10 gola apo më shumë në një
sezon në Serie A, me golin që e shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20
kundër Cagliarit të dielën, transmeton Gazeta Express.

Pasi e humbi penalltinë, sulmuesi suedez shënoi
në minutën e 55-të duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të golave në vetëm
18 paraqitje në ligën elitare italiane që prej se iu bashkuar Milanit në janar.

Pioli e lavdëroi veteranin, duke thënë për
Milan TV: “Mos i thoni atij se është lojtari më i vjetër që i ka shënuar 10
gola në Serie A”.

“Ai është kampion në çdo gjë që bën dhe ka dhënë
kontribut shumë të rëndësishëm në skuadrën tonë”, shtoi i.

Milani është në bisedime me Ibrahimovicin për
kontratë të re, sepse marrëveshja e tanishme i mbaron në fund të sezonit.

“Sinqerisht, Zlatan është pjesë e këtij
projekti. Bisedimet nuk do të jenë të lehta, por qëllimi ynë i plotë është ta
mbajmë atë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj të cilët mund të rriten jashtëzakonisht
shumë me Ibrën përkrah vetes”, tha Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit.
/Gazeta Express/