Bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, qv nga data 1 janar e vitit 2021, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.

Këtë të mërkurë, Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë. Ndërkohë që është vendosur që pragu i ri i TVSH-së të jetë 10 milionë lekë nga 2 që është aktualisht.

Gjithashtu, kuvendi ka miratuar heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, ose rreth 64 mijë euro.

Sakaq, këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmesën e biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së COVID-19.