Detajet

Image


Derisa projekti i vendbanimit i emërtuar “Frashëri” ka filluar të realizohet dhe për të cilin qeveria e Katarit ka investuar 1.5 milion euro, në këtë fshat të Mitrovicës ka filluar ndërtimi edhe i 51 shtëpive, për çka do të investohen 1 milion euro. Në Frashër qeveria e Kosovës ka investuar për rindërtimin e 104 shtëpive të serbëve, të cilët nuk janë kthyer asnjëherë për të jetuar në këtë fshat, shkruan gazeta “Zëri”.


Mitrovicë. Frashëri i Mitrovicës, një fshat jo fort larg qytetit të ndarë, para lufte krahas shtëpive të shqiptarëve i banuar me mbi 100 shtëpi të serbëve, tani mbase është fshati me më së shumti investime në ndërtimin e shtëpive në komunën e Mitrovicës.




Qeveria e Kosovës, si dhe organizata të ndryshme fillimisht kanë investuar në rindërtimin dhe ndërtimin e 104 shtëpive të serbëve, por ata nuk janë kthyer kurrë për të jetuar në këtë fshat. Serbët e këtij fshati, të cilët prej përfundimit të luftës janë vendosur dhe jetojnë në të ashtuquajturin “Zveçan i Vogël” në Zveçan, shumicën e shtëpive të ndërtuara me mjetet e shtetit të Kosovës i kanë shitur, pasi paraprakisht ato i kanë boshatisur nga mobilet dhe gjësendet, ndërsa disa shtëpi edhe i kanë dëmtuar.


Ata janë arsyetuar se nuk ndihen të sigurt për të jetuar përkrah shqiptarëve në Frashër (ish-Svinjar) dhe tani presin të vendosen në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan, për të cilin qeveria e Serbisë, sipas Zyrës Serbe për Kosovën, ka investuar hiç më pak se 25 milionë euro….(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)