Mourinho e fajëson edhe Gareth Balen për barazimin dramatik të Tottenhamit


Sport


Gazeta Express

18/10/2020 23:25

Jose Mourinho është i zemëruar me Gareth Bale që nuk e ka nisur mbarë aventurën te Tottenham.

Ishi
i Real Madridit debutoi të dielën mbrëma kundër West Ham United, duke u
inkuadruar në lojë në minutën e 73’, kur rezultati ishte 3-0 për Tottenhamin.

Ai pati një mundësi të artë për ta dërguar topin në rrjetë për rezultatin 4-0 pak minuta pasi hyri në lojë, por çuditërisht, nga një pozitë shumë e mirë, Bale gaboi.

Kjo
i kushtoi Tottenhamit, pasi pranoi tre gola deri në fund të takimit, për të
marrë vetëm një pikë nga ndeshja që pas vetëm 45 minutave lojë, u mendua se pikët
janë të vendasve.

Nga
minuta e 82’ deri në atë të 94’, mysafirët shënuan tre herë për të barazuar gjithçka
në 3-3.

Mourinho
është paksa i zemëruar, sepse sipas tij, Bale kishte shansin ta “vrasë”
ndeshjen.

“Ndeshja
ishte nën kontroll, kishim mundësinë me Kane që të shënojmë të katërtin kur
goditi shtyllën, më pas Gareth Bale pati mundësinë ta vrasë ndeshjen. Ndeshja
ishte më shumë sesa goli i katërt, por ky është futbolli”, u shpreh ai. /Gazeta
Express/