Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e Odës seë Afarizmit teë Kosovës (OAK), Skender Krasniqin me të cilin kanë diskutuar rreth mbështetjes së bizneseve kosovare për kalimin e krizës të shkaktuar nga pandemia.


Krasniqi ka thënë se prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport, transmeton Zeri.info


Po ashtu ministri u tha përfaqësuesve të OAK-ut se pakoja mbështetëse e qeverisë, që parashihet të implementohet në vitin 2021, përfshin 70 për qind të bizneseve.