Muller barazon rekordin e De Bruynes për asiste


Sport


Gazeta Express

23/05/2020 21:27

Me asistin e tij në fitoren me rezultat 5:2 të Bayern Munichut kundër Eintracht Frankfurtit, Thomas Muller ka arritur ta barazojë rekordin e Kevin De Bruynes për asiste në Bundesligë.

Ylli i Bayern Munichut e asistoi golin e parë të
ndeshjes të së shtunës, të shënuar nga Leon Goretzka në minutën e 17-të të ndeshjes,
transmeton Gazerta Express.

Asisti për golin e Goretzkan ishte i 17-ti për
këtë sezon për Mullerin, që e vendos gjermanin baras me De Bruynen për më së shumti
asiste të bëra në Bundesligë.

Përveç 17 asisteve të bëra këtë sezon, Muller
ka arritur të kontribuojë për Bayernin edhe me gjashtë golat e tij, përderisa
roli i tij tashmë ka ndryshuar nga roli që e kishte më parë për kampionin në fuqi
të Gjermanisë.

Sezoni rekordthyes i De Bruyne ishte gjatë
Bundesligës 2014/15, kur përveç 17 asisteve të bëra, ai i shënoi edhe dhjetë
gola dhe në fund u vlerësua me çmimin për lojtarin e vitit në Gjermani për atë
sezon, përkundër që skuadra e tij, Ëolfsburgu, ishte prapa Bayernit në tabelën e
Bundesligës.

Tani Muller ka mundësi ta thyejë këtë rekord të
De Bruyne pasi që deri në fund të këtij sezoni të Bundesligës janë edhe shtatë
ndeshje. Megjithatë, ai nuk është i vetmi që po e synon këtë arritje, pasi që edhe
anglezi i Dortmundit, Jadon Sancho, i ka 16 asiste deri më tani këtë sezon.
/Gazeta Express/