Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilirr Murtezaj ka pritur në takim drejtori Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazrekun.

Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tatimin e Korporatave, i cili ka hyrë në fuqi në muajin Gusht të këtij viti. “Në takim z. Mazreku u njoftua nga drejtori i ATK-së, se sipas këtij ligji kompanitë e sigurimit, nga data 5 gusht 2019 e tutje do të deklarojnë dhe paguajnë tatim si çdo person tjetër juridik”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

/Epoka e re/

The post Murtezaj dhe Mazreku biseduan për implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave appeared first on Epoka e Re.