Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është një prej emrave që çdo ditë shënon arritje të reja, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja bëri të ditur se kënga e saj “My Head and My Heart” po kryeson top listat e Mbretërisë së bashkuar.

Kënga e saj zuri vendin e 8-të në ‘Top 10’ dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Lajmin Ava e bëri të ditur teksa u shpreh se kjo gjë ishte e mrekullueshme./Lajmi.net/