Naomi Osaka thyen rekordin e Maria Sharapovas, bëhet sportistja më e paguar në botë


Sport


Gazeta Express

22/05/2020 20:29

Naomi Osaka është bërë atletja më e paguar në botë në histori në periudhën 12 mujore, duke thyer rekordin e Maria Sharapovas.

Osaka,
22 vjeçare, ka fituar $37.4milionë dollarë brenda një viti, duke vendosur
rekord.

Sharapova,
që më herët këtë vit u pensionua nga sporti i tenisit, mbante rekordin me 29.7
milionë dollarë në vit.

Osaka
renditet ne 29-ta në ranglistën e 100 atletëve më të paguara në botë për vitin
2020, me Serena Williams – që fiton 36 milionë dollarë në të njëjtën periudhë,
sportistja tjetër e vetme femër në top 100. /Gazeta Express/