Napoli dhe Milani ndajnë pikët


Futboll


Gazeta Express

12/07/2020 23:45

Është mbyllur 2-2 ndeshja mes Napolti dhe Milanit në San Paolo.

Napoli
dhe Milani kanë ndarë pikët në San Paolo, duke barazuar me rezultatin, 2-2.

Të parët
në epërsi kaluan mysafirët, Theo Hernandez shënoi për 0-1 në minutën e 20’.


minutën e 34’, saktësisht pas 14 minutave që pranuan gol, vendasit barazuan në
1-1 me golin e mbrojtësit, Di Lorenzo.

Me të
nisur pjesa e dytë, saktësisht pas 15 minutave, Dries Mertens shënoi për të përmbysur
gjithçka.

Por
ky gëzim zgjati shkurt pasi në minutën e 73’, mysafirët shënuan nga penalltia
me anë të Franc Kessie, për rezultatin përfundimtar.

Deri
në fund të ndeshjes, nuk pati më gola, por po karton të kuq – Alexis
Saelemaekers u përjashtua nga loja pasi moti dy të verdhë brenda tre minutave.

21-vjecari
i huazuar te Milani nga viti 2020, mori të kuqin të parë në karrierë.

Ky
barazim mes tyre vetëm sa e bën më interesant garën për një vend në Europa
League, pasi tani Napoli ka 52 pikë, Milan 50, kurse Roma e pesta me 54.
/Gazeta Express/